PD, akzua qeverisë për emërimet në dogana: Ja familjarët e qeveritarëve

Oct 31, 2013 | 14:49
SHPËRNDAJE

TIRANE- PD ka akuzuar qeverine per emerime te familjareve te tyre ne poste te rendesishme. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja Silvi Bardhi ka theksuar se rrjeti nepotik i qeveritarëve po shtrihet çdo ditë e më shumë.

“Në doganën e Tiranës, është emëruar së fundmi Eranda Cuci, kunata e Ilir Beqës, Ministër i Shëndetësisë; Në doganën e Tiranës është emëruar Safo Dauti, kunata e Ilirian Celibashit, Ministër i Marrrdhënieve me Parlamentin; Në doganën e Tiranës është emëruar së fundmi Adriana Hila, motra e Dritan Hilës, zëvendësministër i Mbrojtjes”- tha ajo.

Sipas saj, drejtoria e doganave të Tiranës është bërë drejtoria e kunatave të Tiranës.

“Nuk presim që Rama e të tijtë  të skuqen nga turpi, meqë kanë deklaruar publikisht se nuk ka nepotizëm në administratë, por po informojmë opinionin publik, për mënyrën e menaxhimit, për emërimet dhe për meritokracinë e kësaj qeveria. Njoftohen kunatat e tjera të qeverisë, të mos rrinë duarkryq, por të lëvizin se vendet po zihen”- tha ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura