PD, 4 pyetje Tahirit për vrasjen e Doçit

Oct 31, 2013 | 13:10
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike i ka drejtuar katër pyetje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, lidhur me vrasjen e Elvis Doçit, pronar lojërash fati. Deputeti Gent Strazimiri u shpreh: “Ngjarja është mbuluar me mister, por, mbi të gjitha, me heshtjen fajtore të vetë ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Meqenëse dje në Komisionin e Sigurisë, zoti Tahiri ka kërkuar në mënyrë të përsëritur ‘sugjerimet’ dhe ‘bashkëpunimin’ tonë, në mënyrë shumë bashkëpunuese po i sugjerojmë të sqarojë opinionin publik për një sërë pyetjesh që qëndrojnë si hije mbi kokën e tij”. Sipas tij, Tahiri duhet të japë shpjegime se çfarë lidhje kishte me Elvis Doçin. “A ka lidhje vrasja e tij me operacionin e koduar ‘Fund marrëzisë’, aq të pompuar nga ju personalisht? Zoti ministër i Brendshëm, a keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin vetëm pak përpara krimit? A jeni i gatshëm të autorizoni Prokurorinë të këqyrë tabulatet e telefonit tuaj?”, ishin pyetjet e PD-së drejtuar ministrit Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura