Pavijoni i Luftës Antifashiste i mbyllur, asnjë vizitor

Nov 30, 2012 | 12:22
SHPËRNDAJE
Pavioni i Luftës Antifashiste dje

Edhe pse gjysma e Shqipërisë e festojnë Ditën e Çlirimit të Shqipërisë më 29 Nëntor, pavijoni i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Muzeun Historik Kombëtar dje ishte i mbyllur. Sipas punonjësve të MHK-së, gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë të interesuar për ta vizituar këtë pavijon, në të kundërt, ata do t’i shoqëronin për atje.
Ndërkohë që kanë vijuar dyndjet e vizitorëve për në Pavijonin e Mesjetës. Pas një dite të gjatë, e cila është mbyllur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, muzeu u gdhi sërish me një numër të jashtëzakonshëm vizitorësh të interesuar për të parë dy shpatat dhe përkrenaren e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lodhja ishte e dukshme në portretet e punonjësve të MHK-së, të cilët kurrë më parë nuk kishin përballuar një dyndje të tillë. Sipas tyre, vizitat kanë vijuar deri në orën 02:00 të mëngjesit të ditës së djeshme. Ndonëse mendohej se numri i vizitorëve do të ishte më i vogël se ai i një dite më parë, fluksi ishte thuajse i njëjtë. Ata drejtoheshin për nga Pavijoni i

Njerëz që vizitonin dje armët e Skënderbeut

Mesjetës, ku vizitorët, të ardhur nga i gjithë vendi, duhet të bënin një kalim të shpejtë para vitrinës së xhamtë, ku ishin vendosur armët e heroit. Nuk lejoheshin fotografitë e blicet, me gjithë ndonjë përpjekje tek- tuk për të thyer rregullin. Një tjetër pavijon, i cili ishte hapur e ku kishte gjithashtu vizita, ishte ai Ikonografik, ku është hapur ekspozita “Dorëshkrime bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri”. Në të janë ekspozuar 15 kodikë origjinalë, kryesisht nga Berati, Gjirokastra, Korça, Vlora etj. Kodikët janë pjesë e Arkivit të Shtetit dhe janë dokumente mesjetare, që dëshmon krijimin e kulturave shumëshekullore, si ato bizantine dhe osmane. Koleksioni përmban pak më shumë se 100 kodikë, më i hershmi daton në shekullin VI pas Krishtit, i njohur si Kodiku i Purpurt i Beratit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura