Pas vdekjes, me 5 dhjetor vjen albumi i 3 i Winehouse

Oct 31, 2011 | 17:44
SHPËRNDAJE

Një album i ri i Amy Winehouse me materiale të panjohura pritet të dalë në treg vetëm pak muaj pas vdekjes së këngëtares. Vjen si albumi i saj i tretë “Lionnes: Hidden Treasures” është ndërtuar nga dy prej bashkëpunëtorëve të saj më të ngushtë, Mark Ronson dhe Sallam Remi.

Albumi do të përmbajë 12 këngë, përfshirë materiale të pabublikuara më parë, versione alternative të këngëve akzistuese dhe dy këngë të reja. Albumi pritet të dalë në treg më 5 dhjetor.

Babai i këngëtares, Mitch Winehouse ka vlerësuar maksimalisht albumin, duke thëne se nëse kjo përmbledhje e këngëve nuk do të ishte më e mirë se albumet e para Frank dhe Back to Black, nuk do të publikohej kurrë. Ne nuk duam të lëmë një shije të hidhur tek dëgjuesit e muzikës së Amy, shtoi ai.

Një pjesë e parave që do të vijnë nga shitja e albumit do t’i shkojnë fondacionit bamirës “Amy Winehouse”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura