Pas sherrit në Facebook, plagosen 2 adoleshentë

Mar 31, 2014 | 16:00
SHPËRNDAJE

Facebook

TEPELENE- Ofendimet e shkëmbyera në rrjetin social Facebook janë bërë shkak për plagosjen e dy adoleshentëve. Ngjarja ka ndodhur në Tepelënë, ku përgjatë një përleshjeje fizike, ku përveç grushtave janë përdorur edhe thikat apo mjete të tjera të mprehta, mbetën të plagosur dy adoleshentët.

Një ditë më parë në lagjen “Mustafa Matohiti”, shtetasit  S.S. 17 vjeç dhe G.L. 18 vjeç, të dy nga Tepelena  kanë sulmuar në mënyrë të befasishme  dy bashkëmoshatarë të tyre, pas ofendimeve që kishin shkëmbyer në rrjetet sociale një natë më parë.

Mësohet se një nxënëse e klasës së 10-të në shkollën e mesme të qytetit është bërë shkak i zënkës.
Piro Nase

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura