Pas një viti famë në Turqi, Nik Xhelilaj në Tiranë pushtohet nga femrat për foto

Mar 30, 2013 | 16:25
SHPËRNDAJE

Turqia i dha pasurinë, popullaritetin, famën, por edhe dashurinë Nik Xhelilajt, pasi paparacët e kapën me aktorem Cansu Tosun, me të cilën aktrojnë në serialin “Kayp Sehir” (Qyteti i humbur). Dhe pas më shumë se një viti, që Niku është vendosur në Turqi, ku paparacët e ndjekin hap pas hapi pas suksesit që ka marrë nga ky serial, Niku udhëton për herë të parë drejt Tiranës, ku nuk ka hezituar të bëjë dhe jetë nate në club-et e Tiranës. Por nëse dikur prezenca e tij edhe nuk binte shumë në sy, tashmë Niku në Tiranë shihet si një star dhe ndaj ka rënë në sy ndalesat e shpeshta që i bënin në orët e vona në rrugët e Tiranës, duke i kërkuar të bënin foto me të. Aktori nuk ka qenë në shoqërinë e ndonjë femre, por të shokëve të tij, kështu që vajzat e kanë pasur më të thjeshtë për t’iu afruar dhe për të bërë foto e për ta pasur si kujtim. Duket tashmë se jeta e Nikut ka ndryshuar kryekëput, pasi nisi një jetë të re në Turqi si aktor telenovelash. Në këtë modë serialesh turke që ka pushtuar ekranet shqiptare, tashmë shikuesit kanë një arsye më shumë për t’i ndjekur ato, pasi mes protagonistëve të përzgjedhur është aktori i njohur 29-vjeçar, shqiptari Nik Xhelilaj. Edhe pse ishte betuar se nuk do të kthehej kurrë në Turqi, pas kujtimeve jo shumë të mira vite më parë ku kishte shkuar për të ndjekur shkollën ushtarake që e la përgjysmë, me sa duket oferta e majme e producentëve turkë e bëri të ndryshonte mendim.  Nik Xhelilaj luan rolin e Kadirit te seriali turk ‘’Kayip Sehir Dizisi” që në shqip do të thotë ‘’Qyteti i humbur’’. Seriali si temë trajton jetën e njerëzve të rrugëve të Stambollit, tragjeditë e grave, romëve, jetën e transvestitëve, vuajtjet e zezakëve si dhe  diskriminimin e tyre, problemet e fëmijëve të mitur si punëtorë krahu. ‘’Qyteti i humbur’’ ka filluar xhirimet vitin e kaluar, dhe kështu me jetën e re si aktor i paguar atje, Niku ka nisur po ashtu jetë të re nga ana sentimentale. Ai u konfrontua me paparacët pak kohë më parë, pasi ata e fotografuan me të dashurën e tij Cansu Tosun, me të cilën aktrojnë në serialin “Kayp Sehir” (Qyteti i humbur), ku Cansu luan rolin e Zehrës. Pas një periudhe të gjatë, dy aktorët u kapën mat edhe pse janë munduar me mish e me shpirt ta mbajnë sekret lidhjen e tyre të dashurisë. 25-vjeçarja me origjinë turke ka filluar karrierën së pari si modele, ndërsa para tri viteve ajo fitoi rolin e parë si aktore e serialeve. Aktrimi në serialin “Kayp Sehir” me Nik Xhelilajn është për Cansun roli i dytë në karrierën e saj, ku siç duket ka gjetur edhe dashurinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura