Parullat, hiqet termi ‘Antifashist’

Nov 30, 2013 | 10:18
SHPËRNDAJE

Me tituj të mëdhenj në podiumin e madh të sallës së takimeve te “Xibraku” shkruhej “Lavdi “Luftës Nacional-Çlirimtare”, nën një sfond të kuq. Ky urim ra në sy të të pranishmëve për rënien e një prej tipareve të luftës çlirimtare të popullit shqiptar, atë të antifashizmit.

Përmes karakterit antifashist, populli shqiptar dhe ushtria çlirimtare ishin rreshtuar bashkë me popujt e tjetër dhe fuqitë antifashiste botërore, përfshirë këtu Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër fashizmit dhe nazizmit.

Nga disa historianë mungesa e “antifashizmit” u cilësua si “lapsus” ose “harresë” për shkak se në fjalimin e tij Kryeministri Rama e përmendi karakterin antifashist të kësaj lufte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura