Partizani ia del në Durrës, ngjitet i dyti, Apolonia thyen Vllazninë

Apr 25, 2015 | 19:22
SHPËRNDAJE

TEUTA – PARTIZANI 0-1
GOLAT: Batha 54′

Formacionet
TEUTA 
(5-4-1): Rizvani, Kastrati, Hoxha, Brahja, Hoxha, Kotobelli, Nika, Dita, Hoxhallari, Peposhi, Hyseni; Trajner: Gentjan Begeja
PARTIZANI: (4-2-3-1): Hoxha, Ibrahimi, Rrahmani, Vrapi, Trashi, Batha, Fejzullahi, Vila, Nexhipi, Mazrekaj, Raçiç ; Trajner: Shpëtim Duro

GJYQTAR: Blerim Ziri
DELEGAT: Besnik Cela
VËZHGUES: Besnik Kaimi

Partizani arrin të marrë një fitore minimale 0-1 në “Niko Dovana”. Të kuqtë i falen golit së minutes 54’ të mesfushorit Batha. I cili u ka mjaftuar për tu kthyer me një 3 pikësh të vlefshëm që i çon në kuotën e 63 pikëve, aq sa Kukësi dhe Tirana, të cilat luajnë nesër.

45 minutat e para vendasit tentojnë të kalojnë bllokun Hoxha, por pa rezultat, gardiani kryeqytetas arrin të mbyllë mirë çdo aksion.

Vetëm  9  minuta pas startimit të pjesës së dytë djemtë e Duros gjejnë golin me anë të Bathës. Ndërkohë loja ka prodhuar sulme dhe kundërsulme nga të dy palët, por asnjë gol. Gjithçka është mbyllur 0-1, në favor të miqve.

Minutat 

13′ Një mundësi e mirë për Partizanin, Steven Raçiç gjendet në zonë aty rrëmben një top dhe  e godet  atë lehtë por nuk arrin të realizojë.

17′  Rrëmujë në mesfushë, Rrahmani rrëmben një top, i cili përfundon tek Fejzullahi, kosovari godet menjëherë fuqishëm drejt portës, por asnjë rrezil për portierin durrsak. Pasi topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Goditje dënimi për Partizanin, e ekzekuton Mazrekaj, topi gjen njëriin nga lojtarët e kuq, i cili e çon drejt portës por pret portieri Rizvani.

34′ Aksion nga e majta për vendasit, Hoxhallari kroson drejt zonës ku njëri nga mbrojtësit e Partizanit e largon topin. Bruno Dita godet fluturimthi por topi përfundon jashtë kuadratit të Alban Hoxhës.

38′ Tre goditje radhazi nga këndi për Teutën. Vendasit ushtrojnë presion ndërkohë që të kuqtë po mbrojnë mirë.

42′ Raçiç rrëmben një top në mesfushë pason për Mazrekaj që i vetëm përballë Rizvanit nuk arrin të shënojë. Topi i grushtuar nga portieri durrsak gjen serbin e të kuqve që godet por është sërish Rizvani që pret. Hoxhallari largon më pas rrezikun nga zona e bregdetarëve.

Mbyllet pjesa e parë në shifrat e barabarta 0-0.

54′ Kros në zonë, Batha bën një kthesë dhe çon topin në rrjetë. Mesfushori i të kuqve kalon skuadrën në avantazh 0-1.

61′ Kros nga e majta për Peposhin në zonë. Mesfushori kalon mbrojtjën e të kuqve, gjuan drejt portës, por mbyll mirë portieri Hoxha.

65′-66′ Partizani nis aksione të shpejta për të gjetur golin e dytë, por pa rezultat, pasi mbyll mirë aksionet portieri Rizvani.

68′ Çota gjuan fuqishëm nga rivënia anësore në të djathtë drejt portës, por aty tregophet i vëmendshëm gardiani i të kuqve, Hoxha i cili mbyll mirë.

Akordohen 4 minuta shtesë

Përfundon koha shtesë, Partizani e mbyll me fitore minimale 0-1  në “Niko Dovana”. 

apoloniaAPOLONIA – VLLAZNIA 2-0
GOLAT: Dimo 50′, Ribaj 87′
Formacionet
APOLONIA:
 Miço, Nako, Prifti, Broshka, Dimo, Kaja, Hysenshahaj, Adenkule, Uzuni, Fili, Ribaj; Trajner Artan Mërgjyshi
VLLAZNIA: Sherri , Gocaj, Pjeshka, Beqiri, Marku, Lika, Tafili, Krymi, Shtubina, Dyca , Cinari; Trajner; Luan Zmijani
GJYQTAR: Laver Alla
DELEGAT: Denis Bastari
VËZHGUES: Sami Elezi 

Minutat 

50′ Vendasit kalojnë në avantazh me anë të mesfushori fierak Dimo. Duke çuar shifrat në 1-0.

87′ Ribaj çon shifrat në 2-0, duke siguruar një 3 piksh të vlefshëm në luften për mbijetesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura