Parashikimi i horoskopit, datë 03 dhjetor 2019

Dec 3, 2019 | 0:03
SHPËRNDAJE

Dashi 

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, ndonëse mund të ketë ndonjë komplikim në punë. Ndoshta nuk arrini që të ruani të njëjtin ritëm, por mos u dekurajoni, pasi në fund çdo gjë do të shkojë në favorin tuaj.

Demi

Kjo ditë do të jetë disi nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Duke nisur nga kjo e martë, Hëna do të jetë në anën tuaj dhe gjërat do të rregullohen.

Binjakët

E marta do të jetë mjaft e favorshme për të përfunduar ose për të nisur një marrëveshje, e cila premton të jetë pozitive. Mundohuni që të mos i shtyni takimet, përkundrazi, caktojini për këtë ditë gjërat e rëndësishme.

Gaforrja

Do të keni një ndjesi debulese dhe nervozizmi, e cila do të zgjasë deri të enjten dhe do të kushtëzojë çdo gjë që ju bëni. Kjo gjë sigurisht ndikon edhe në punë, ku me gjasë do të ndiheni të pakënaqur me diçka.

Luani

Kjo e martë do të jetë disi e komplikuar dhe e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Gjërat do të ecin më mirë me kalimin e orëve, kështu që mundohuni që të limitoheni në gjërat që bëni.

Virgjëresha

Dita do të jetë mjaft pozitive, ndërkohë që duhet të përfitoni sa më shumë në nivelin ekonomik. Bëni mirë që të shtyni gjërat për një moment tjetër, në mënyrë që të veproni në momentin e duhur.

Peshorja

Duhet të mundoheni që të jeni më pozitiv, edhe kur të tjerët do tentojne që t’iu demoralizojnë. Përkundrazi, do të jetë ky momenti i duhur për të treguar se nuk ndikoheni më nga personat që keni përreth.

Akrepi

Kjo e martë do të jetë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës mund të keni tensione dhe përkeqësim humori, gjë që do ju shkaktojë ankth dhe stres.

Shigjetari

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku humori do të jetë i luhatur. Duhet të mundoheni që të çoni deri në fund angazhimet që keni marrë përsipër, dhe kjo ndoshta do ju peshojë disi.

Bricjapi

Ju pret një ditë pozitive, ku Marsi dhe Saturni do të mbështesin çdo zgjidhje tuajën. Gjatë kësaj periudhe duhet të vendosni që të largoni nga jeta juaj, gjithë ata që nuk ju bëjnë që të ndiheni mirë.

Ujori

E marta do të jetë mjaft pozitive, ku me shumë mundësi do të keni të reja premtuese. Situata do të ndryshojë për mirë në dashuri, ku do të organizoni diçka romantike dhe pasionante.

Peshqit

Dita do të jetë e dominuar nga fati, ku do të nisë një periudhë rikuperimi në sferën profesionale dhe ekonomike. Tensionet e ditëve të kaluara më në fund janë larguar dhe tashmë do të ndiheni më të qetë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura