Papa në Shqipëri, ja axhenda e vizitës

Jul 31, 2014 | 11:00
SHPËRNDAJE

Dite e ngjeshur me takime e aktivitete do te jete 21 shtatori ne Shqiperi per Papa Franceskun. Koordinatori i përgjithshëm i vizitës së Papës, Albert Nikolla, ka bere me dije axhenden gjate nje konference per mediat ne katedralin e “Shën Palit” në Tiranë.

Axhenda e vizites se Papes ne Shqiperi 

7.30 NISJA me avion nga Aeroporti i Roma Fiumiciono-s për Tiranë

9.00 MBËRRITJA në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës

Pritja zyrtare nga Kryeministri i Shqipërisë

9.30: CEREMONIA E MIRËSEARDHJES në oborrin e Presidencës

VIZITË KORTEZIE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

10.00 TAKIM ME AUTORITETET në Sallën e Pritjes së Presidencës – Fjalim i Atit të

Shenjtë

11.00 MESHA E SHENJTË në Sheshin “Nënë Tereza”. Predikimi i Atit të Shenjtë

LUTJA E ENGJËLLIT TË TËNZOT dhe fjalët e Atit të Shenjtë

13.30 TAKIM DHE DREKË ME IPESHKËVINJTË SHQIPTARË dhe me shpurën

papnore në Nunciaturën Apostolike

16.00 TAKIM ME KRERËT E BESIMEVE TË TJERA DHE KOMUNITETEVE TË

KRISHTERA në Universitetin Katolik “Nëna e Këshillit të mirë” – Fjalim i Atit të

Shenjtë.

17.00 KREMTIM I LUTJES SË MBRËMËSORES me Meshtarët, rregulltarët,

rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës – Fjalim i Atit

të Shenjtë.

18.30 TAKIM ME FËMIJËT E QËNDRËS BETANIA dhe me një përfaqësi personash të

qëndrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në Qendrën Betania – Fjalim i Atit

të Shenjtë.

19.45 CEREMONIA E LARGIMIT në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

20.00 NISJA me avion nga Tirana drejt Aeroportit të Roma Ciampino-s.

21.30 MBËRRITJA në Aeroportin e Roma Ciampino-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura