Panairi, Topi: Ka kërkesa, pra gjërat nuk shkojnë keq

Nov 30, 2011 | 12:27
SHPËRNDAJE

TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka zhvilluar sot një vizitë në panairin “Klik Ekspo Group”, duke u ndaluar në stendat e tij.  “Cdo vit duket më mirë, më shumë pavijone, materiale aktivitet”- tha Topi për mediat, në përfundim të vizitës.

Sipas tij, është gjë e mirë që ka vëmendje edhe në këtë kohë të paqartë të situatës financiare në botë e rajon.

“Më vjen mirë për tërheqjen e investitorëve për aktivitete dhe ajo që dëgjova që ka kërkesa, tregon që gjërat nuk shkojnë keq. Ky të pasohet edhe nga aktivitete të tjera të këtij lloji, jam i bindur që cdo vit do jetë më mirë”- tha Topi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura