Pakti detar,Haxhinasto:Në respekt të Kushtetutës

Sep 30, 2011 | 16:50
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto tha sot se ka nisur ngritja e Komisionit përkatës dhe po caktohet përbërja e tij, për të vlerësuar marrëveshjen për paktin detar me Greqinë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ku ministri i informoi për qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shtoi se marrëveshja e paktit detar me Greqinë do të respektojë deri në fund ligjet e shtetit dhe kushtetutën e vendit.

Ai theksoi se marrëdhëniet me Greqinë, nuk funksionojnë në bazë të presioneve për çështje sovrane.

Lidhur me qëndrimin e tij në SHBA, Haxhinasto tha se gjatë takimeve ka diskutuar kryesisht për forcimin e marrëdhënieve me vende të tjera, rritjen e marrëdhënieve ekonomike, liberalizimin e vizave, etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura