Paketa e ndihmës, grekët thirren në referendum

Oct 31, 2011 | 20:21
SHPËRNDAJE
Jorgo Papandreu

Kryeministri grek Jorgo Papandreu thirri një referendum mbi paketën e re të ndihmës të dhënë nga BE, dhe tha se do të kërkojë votëbesim për të siguruar mbështetje për politikën e tij,  për pjesën e mbetur të mandatit  4- vjeçar, i cili skadon më 2013.

“Ne kemi besim tek qytetarët, ne besojmë në gjykimin e tyre, ne besojmë në vendimin e tyre,” tha Papandreu.

Udhëheqësit eurozonës ranë dakord javën e kaluar që të vazhdojnë me ndihmën për ta nxjerrë nga kolapsi shtetin fqinj, duke parashikuar një fond prej 130 miliardë euro, si dhe faljen e gjysmës së borxhit që ka marrë pranë bankave private.

Referendumi do të mbahet pas disa javësh, pasi marrëveshja të jetë finalizuar, tha Papandreu.

Sipas një sondazhi të së shtunës, 60% e grekëve e konsideronin paketën e shpëtimit si negative apo ndoshta negative.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura