Pak ditë nga takimi me shqiptarët në Athinë, Rama publikon foton e 18 viteve më parë si kryetar opozite, në kryeqytetin grek: Ja dy gjërat që kanë ndryshuar

May 9, 2024 | 20:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale, dy fotografi të 18 viteve më parë, që shënojnë vizitën e tij të parë në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, si kryetar i opozitës.

raaaaa

Ky postim vjen pak ditë, para takimit të radhës që Rama do të ketë me shqiptarët e Greqisë, po në Athinë, në kuadër të një turi të takimeve me shqiptarët e Diasporës.

Në postimin e tij Rama shkruan se që nga ajo dy janë gjëra më të sigurta që kanë ndryshuar, që atij si ka mbetur me asnjë fije floku e zezë dhe se shqiptarët e Greqisë sot janë një histori krenarie kombëtare.

Postimi i plotë:

🦅Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE KOMBËTARE, QYTETARIE EUROPIANE DHE SUKSESI TË PAMOHUESHËM🇦🇱❤️🇬🇷
*Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006😅

Vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura