Osmani fajëson edhe lojtarët e Partizanit për dhunën në stadium

Oct 31, 2016 | 10:37
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Skënderbeut, Tefik Osmani, mendon se faj për situatën në stadiumin “Elbasan Arena” ku policia ndërhyri në mënyrë të dhunshme ndaj tifozëve të Partizanit, kanë edhe vetë lojtarët e ekipit kryeqyetetas.

Osmani ne stol

Sipas tij, reagimet e ekzagjeruara të lojtarëvr të kuq që kërkonin karton nga gjyqtari për Vangjelin, ishin ato që ndezën më shumë tifozët dhe sollën përshkallëzimin e situatës.

“Ua thashë edhe lojtarëve të Partizanit, pasi në një faull të kontestuar nuk mund të shkojnë të 10 lojtarët të kundërshtojnë direkt te arbitri. Edhe tifozi pastaj normalisht kur shikon lojtarët e ekipit tek arbitri krijohet ajo situatë”, tha Osmani për “Top Channel” pas ndehsjes.

“U thashë se duke e parë lojtarët e Partizanit këtë situatë më të qetë, edhe tifozët po ashtu e shohin”, deklaroi ai duke fajësuar direkt kolegët e tij për atë që kishte ndodhur në tribuna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura