OSBE, raport për gjendjen në Shqipëri: Qeveria, sfida përpara. Reformat, angazhim nga të gjithë

Oct 31, 2013 | 15:01
SHPËRNDAJE

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig, paraqiti sot, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, raportin për gjendjen në Shqipëri dhe veprimtarinë e Prezencës, për periudhën shtator 2012 – tetor 2013.

Raporti ndalet ne nje sere ceshtjesh, duke theksuar mes te tjerash se zgjedhjet e fundit shenuan progres ne vend.

“Në një vit të mbizotëruar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, zhvillimi paqësor i tyre, si dhe kalimi relativisht i qetë i pushtetit shënuan
një përparim domethënës në Shqipëri, me gjithë mjedisin e vështirë
politik dhe ekonomik. Megjithëse vërejti një “atmosferë mosbesimi
midis dy forcave politike kryesore [që] njollosi mjedisin zgjedhor”, raporti përfundimtar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së
për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) doli në përfundimin se zgjedhjet “ishin konkurruese, me pjesëmarrje aktive qytetare gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore”- thuhet ne raport.

Qeveria e re
Qeveria e re mori detyrën më 15 shtator,me një axhendë ambicioze. Megjithëkëtë, qeveria e re përballet me sfida të konsiderueshme, të cilat duhen trajtuar në një mënyrë të pjekur dhe gjithëpërfshirëse. Është pozitive që shumica e re ka shfaqur interesin e saj të fortë për të ecur përpara me reformat shumë të nevojshme dhe është zotuar të punojë bashkë me opozitën në këtë drejtim. Shpresohet që opozita do të përgjigjet në një mënyrë të favorshme për arritjen e përparimit në axhendën e reformave të vendit. Prezenca dhe bashkësia ndërkombëtare më gjerë kanë vijuar t’u theksojnë të gjitha palëve nevojën për t’u angazhuar plotësisht në institucionet demokratike të vendit. Klasa politike shqiptare ka rastin që të përqafojë një stil të freskët politik për të përballuar sfidat thelbësore dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të saj. Këto aspirata dhe vlerat që ato mbartin janë edhe të OSBE-së dhe Prezenca në Shqipëri ka një rol të spikatur për të luajtur në avancimin e tyre, duke ofruar përkrahje dhe partneritet. Kjo klimë politike i dha trajtë Raportit të Progresit të vitit 2013 të Komisionit Evropian përShqipërinë dhe “Komunikimin nga Komisioni për Parlamentin dhe Këshillin Evropian”rreth strategjisësë zgjerimit, botuar më 16 tetor 2013 dhe kontribuoi në vendimin e Komisionit për të rekomanduar dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të marrë masa në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni vuri në dukje se dialogu konstruktiv dhe i qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës për reformat përkatëse do të jetë jetësor për përparim, sikurse edhe angazhimi konstruktiv në bashkëpunimin rajonal”.

Ligji per Nepunesin Civil

Një hap pozitiv dhe i rëndësishëm lidhur me reformën e administratës pub like u hodh përmes miratimit nga ana e Kuvendit, në maj 2013, pas një kohe të gjatë, të ligjit “Për nëpunësin civil”. Ligji i ri pritet të formojë bazën për një administratë publike meritokratike dhe transparente, ndër të tjera përmes parashikimit të proce durave konkurruese të punësimit, të bazuara te meritat, për të frenuar punësimet dhe pushimet nga puna për motive politike e personale. Më 30 shtator, pas konsultimeve me bashk ë sin ë ndërkombëtar e , Këshilli i Ministrave vendosi ta shtyjë me gjashtë muaj fil limin e efekteve të ligjit, nga hyrja në fuqi e ligjit më 1 tetor, deri më 1 prill 2014. Qeveria e paraqiti shtyrjen si opsionin më të mirë për të shmangur një boshllëk ligjor, që do të ishte krijuar nëse efektet e ligjit do të fillonin në mungesë të akte ve të nevojshme nënligjore për zbatimin e tij. Këshilli i Ministrave përdori një “akt normativ që ka fuqinë e ligjit”, sipas nenit 101 të Kushtetutës, i cili lejon marrjen e masave të përkohshme në rast nevoje dhe urgjence. Ky akt normativ, siç e kërkon Ku shtetuta, u miratua më pas nga Kuvendi. Partia kryesore e opozitës bëri publik shqetësimin e saj për shtyrjen, duke shprehur frikën e spastrimeve të mundshme në administratën publike. Më 3 tetor, ligjvënësit e opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me k ërkesën për shfuqizimin e aktit normativ. Prezenca pati bërë komente mbi projektligjin, duke vënë në dukje, veçanërisht, rëndësinë e një Komisioni të Shërbimit Civil të p avarur dhe duke rekomanduar mbajtjen e këtij institucioni. Si pasojë, institucioni u ruajt, por Komisioni do të transformohet në Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Institucioni do të vijojë të mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil nga institucionet shtetërore të përfshira në sistemin e shërbimit civil, numri i të cilave do të rritet ndjeshëm me fillimin e zbatimit të ligjit.

Raporti i plote

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura