OSBE-ja organizon zgjedhje serbe në Kosovë

Apr 30, 2012 | 13:06
SHPËRNDAJE

Ndryshe nga deklaratat politike të zyrtarëve në Prishtinë, OSBE-ja e ka pranuar organizmin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Sipas zyrtarëve serbë, duke anashkaluar institucionet e Kosovës, misioni ndërkombëtar në Kosovë, OSBE-ja, ka bërë marrëveshje direkte me qeverinë e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë. Ky pakt është konfirmuar edhe nga disa burime ndërkombëtare të gazetës “Zëri”, e cila flet për realizmin e saj të shtunën. “OSBE do të organizojë zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë. Marrëveshja është arritur të shtunën mes OSBE-së dhe qeverisë së Serbisë”, shkruan gazeta. Marrëveshja u konfirmua edhe nga ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, sipas gazetës. “Po, është e vërtetë. Sot kemi arritur marrëveshje me OSBE-në. Ata do të merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Kaq mund të them për momentin”, tha Bogdanoviç për mediat duke iu referuar marrëveshjes së të shtunës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura