OSBE dënon dhunën ndaj KFOR: I papranueshëm

Nov 29, 2011 | 19:06
SHPËRNDAJE

Kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Audronius Azubalis ka dënuar sot sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës.

“Çdo sulm ndaj paqeruajtësve ndërkombëtarë është i papranueshëm dhe asgjë nuk e arsyeton dhunën. Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë”, tha Azubalis.

“Duhet të ketë kthim në dialog paqësor dhe bashkëpunim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in. Çështjet e hapura duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme përmes dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës të udhëhequr nga BE-ja, e jo përmes dhunës”.(express)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura