Operacion antidrogë/ Policia sekuestron një sasi lënde narkotike që po transportohej me makinë, arrestohen dy persona

Apr 25, 2024 | 9:35
SHPËRNDAJE

Një operacion antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Korçë, ku është zbuluar edhe një sasi lënde narkotike prej 10 kilogramësh.

policia

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se lënda narkotike po transportohej me makinë nga dy persona.

Operacioni është zhvilluar në fshatin Voskop të Korçës, ndërsa në pranga ranë dy personat, shoferi i makinës dhe pasagjeri.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për të zbardhur nëse në këtë aktivitet kriminal janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura