OKB: 90 % e ukrainasve mund të bien në varfëri nëse Rusia vazhdon luftën

May 19, 2022 | 23:43
SHPËRNDAJE

Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP) ka paralajmëruar se 90% e njerëzve brenda Ukrainës mund të shtyhen në varfëri nëse Rusia vazhdon sulmin e saj.femije-ukrainas-500x305

“Po flasim për nëntë nga 10 ukrainas që bien në varfëri nëse kjo luftë vazhdon deri në fund të vitit”, thotë zëvendës përfaqësuesi i UNDP-së në Ukrainë, Manal Fouani.

Sipas programit, ky është një “numër tronditës”, duke pasur parasysh se shkalla e varfërisë në vend ishte vetëm 2.5% pak para fillimit të luftës.

Fouani tha se deri në fund të vitit mund të humbasin 18 vite fitime zhvillimore – “investime të Bashkimit Evropian dhe të të gjithë donatorëve dhe partnerëve të zhvillimit në këtë vend gjatë 20 viteve të fundit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura