Ohri, ndër 10 destinacionet më të mira verore

Apr 30, 2011 | 10:24
SHPËRNDAJE

SHKUP- Ohri renditet nder 10 destinacionet më të preferuara për pushimet verore. Klasifikimi eshte bere nga gazeta britanike “The Guardian”, e cila e krahason ate ne te njejtin nivel me Havanën e Kubës, Hamburgun e Gjermanisë dhe Ibicën e Spanjës, si destinacione atraktive turistike nëpër botë.

Radhitja është bërë në një listë të titulluar “Top 10 destinacionet për pushime verore për studentët”, transmeton lajmin agjencia “Ohridnews”.

“Nuk do të ketë asnjë njeri që të mos mbetet indiferent dhe i pa impresionuar nga toleranca religjioze dhe harmonia që e plotësojnë kishat dhe xhamitë e shpërndara pranë njëra tjetrës në qytet. Ohri ofron edhe kënaqësi për adhuruesit e jetës së natës dhe të natyrës”, shkruan gazeta britanike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura