Oferta e Hajvalisë, Goal: Kosova thërret Suarez për 1.500 euro në muaj

Jun 30, 2014 | 17:14
SHPËRNDAJE

Suarez

Sport Plus, një e përditshme sportive kosovare njoftoi në numrin e sotëm se  Hajvalia, një ekip që militon në superligën e Kosovës ka gati një ofertë për Luis Suarez, që gjatë 4 muajve të dënimit të luaj në Kosovë. 30 mijë euro për Liverpulin, dhe 1.500 euro rrogë mujore për Suarezin, janë detajet financiare të  ofertës.

Lajmi bëri menjëherë bujë në mediat shqiptare, po tashmë i ka kaluar kufijtë. Një prej portaleve më të njohur të futbollit në botë, goal.com flet për kërkesën e Hajvalisë së Prishtinës.

“Goal,com” citon drejtorin sportiv të Hajvalisë, Xhavit Pacolli, i cili ka konfirmuar dëshirën e ekipit për të patur pjesë të tij yllin e uruguajt, Luis Suarez. 

“Suarez nuk mund të luajë për katër muajt e ardhshëm, por pasi Kosova ende nuk njihet nga FIFA, ne besojmë se ai mund të luaj këtu, kështu ne kemi gati një ofertë për Liverpulin.”- është shrehur ai.

Luiz Suarez u dënua nga FIFA me 9 ndeshje pezullim nga kombëtarja dhe 4 muaj jashtë çdo aktiviteti futbollistik pas kafshimit që i bëri mbrojtësit italian, Kielini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura