OBSH: Përdorimi i tepërt i celularit, rrezik kanceri

May 31, 2011 | 19:16
SHPËRNDAJE

Përdorimi i telefonit celular rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i trurit apo lloje të tjera, ndaj përdoruesit duhet të kenë parsysh mënyrat për të minimizuar ekspozimin ndaj tyre. Ky është konstatimi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i bërë publik gjatë një konference për shtyp këtë të martë.

Një grup prej 21 shkencëtarësh, nga 14 vende të botës gjatë një takimi të përbashkët dolën në përfundimin dhe sugjeruan që telefoni celular të klasifikohet se “kancerogjen”.

Por sipas tyre, duhen ende studime për të mbërritur tek një përgjigje më e saktë dhe e plotë.

 

Organizata Botërore e shëndetësisë kishte thënë më parë se nuk kishte prova të qarta nëse kishte lidhje me telefonit celular dhe kancerit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura