Obama uron Pashkët: Lutje e reflektim

Mar 30, 2013 | 15:17
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.

Sipas tij, kjo festë duhet të shërbejë për të kaluar disa momente të qeta në lutje dhe reflektim.

“Këtë fundjavë, shpresoj të jemi të gjithë në gjendje që të ndajmë një moment dhe të reflektojmë. Të përqafojmë të dashurit tanë. Të falënderohemi për bekimin. Të ripërkushtojmë veten për interesa më të mëdha se ato personale”, ka thënë presidenti amerikan në prononcim në radio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura