Obama: Po analizohen opsione për një sulm të kufizuar

Aug 31, 2013 | 16:35
SHPËRNDAJE

Presidenti Barak Obama thotë se po vazhdon të analizojë opsionet për operacione “të kufizuara” ushtarake në përgjigje të sulmeve kimike të 21 gushtit në Damask. Presidenti Obama i bëri komentet pasi Sekretari i Shtetit John Kerry foli për rezultatet e një raporti nga shërbimet e zbulimit ku ai thotë se konfirmohet përgjegjësia e qeverisë siriane për sulmin.

Presidenti Obama i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para një takimi me Presidentët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Zoti Obama ishte takuar më parë me këshilltarët e tij për sigurinë kombëtare për të analizuar opsione ushtarake në përgjigje të sulmit me armë kimike në kryeqytetin sirian. Presidenti iu referuar raportit të fundit nga shërbimet e zbulimit, ku ai tha se jepen hollësi “me bindje të lartë” se qeveria e Presidentit al-Assad ka kryer sulmin.

“Ky lloj sulmi përbën sfidë ndaj botës. Ne nuk mund të pranojmë një botë ku gra e fëmijë, civilë të pafajshëm vriten me gaz kimik në një shkallë të tmerrshme. Ky lloj sulmi kërcënon interesat tona të sigurisë kombëtare, duke shkelur normat ndërkombëtare kundër përdorimit të armëve kimike”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura