Obama emëron Kryekomandantin e ri të ushtrisë

May 31, 2011 | 10:46
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka emëruar gjeneralin e ushtrisë, Martin Dempsey, në postin më të lartë ushtarak, atë të Kryekomandantit të ushtrisë. Gjenerali Dempsey do të zëvendësoijë admiralin Mike Mullen, mandati i të cilit mbaron në muajin shtator. Emërimi i gjeneralit Dempsey në postin e Kryekomandantit të forcave ushtarake duhet të miratohet nga senati. Pritet që ligjvënësit të miratojnë emërimin e tij në këtë post. Gjenerali Ray Odierno, veteran i cili ka marrë pjesë në tre turne në luftën e Irakut, do të zëvendësojë gjeneralin Dempsey në postin e shefit të ushtrisë. Ndërkohë, presidenti Barak Obama, një ditë pasi vizitoi qytetin Xhoplin të Mizurit që u shkatërrua nga ciklonet, po dje nderoi të rënët në luftërat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura