Nuk ka shërim për Anastasian, sërish me kancer gjiri!

Feb 28, 2013 | 21:32
SHPËRNDAJE
Anastasia

Rikthehet kanceri i gjirit për këngëtaren me famë botërore, Anastasia, e cila është detyruar të ndërpresë turin e saj. Testet mjekësore kanë përcaktuar se këngëtarja 44-vjeçare ka kancerin e gjirit.  Pas  triumfit ndaj sëmundjes rreth 10 vjet më parë, Anastasia detyrohet të ndërpresë të gjitha datat e turneut të saj, e cila në prill pritej të vinte shumë afër Shqipërisë, në Milano dhe Padova në Itali.

Këngëtarja ka thënë se tani është duke menduar vetëm për shëndetin e saj dhe ka bërë thirrje që të respektohet privatësia e saj.

Mëgjithatë ajo lajmëroi fansat e saj se, pavarësisht sëmundjes do të vazhdojë të shkruajë dhe regjistrojë për albumin e saj të ri, duke shprehur dëshirën e saj që sa më shpejt të mund të planifikojë një tur të ri.

Dhjetë vjet më parë, Anastasia, e njohur për zërin e saj tipik, njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri. Artistja iu nënshtrua një operacioni shumë delikat që zgjati  7 orë. Pas kësaj këngëtarja iu kthye sërish skenës, si dhe ka ndërmarrë një serë aktivitetesh për ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimin e grave për sëmundjen nëpërmjet “Fondi Anastasia”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura