“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë”- Ministrja e Jashtme: Gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp. Po punojmë me aleatët për përfundimit e agresionit rus

Mar 4, 2022 | 19:01
SHPËRNDAJE

Ministrja e Jashtme, OIta Xhaçka thotë se nuk ka shqiptarë në Ukrainë, ashtu siç pretendon Moska. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se kjo është një gënjeshtër që Moska e përsërit pa turp.

olta xhacka

Shqipëria, shkruan ministrja e Jashtme, qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata ??❤️??”, shkruan Xhaçka.

Pak dite me pare ne shenjë proteste është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit, i cili u publikua ne agjencin e lajmeve ruse Tas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura