Nuk duruan trafikun dhe kryen parakalim të gabuar, policia gjobit drejtuesit e 18 mjeteve

Apr 28, 2024 | 16:13
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 18 automjete  që kryejnë parakalime të gabuara, ka kryer verifikimet dhe ka vendosur masë administrative prej 3 mije lekësh  të rinj për secilin automjet.

640-0-policia-4-408

Mjetet të cilat u futën në parakalim në dalje të autostradës Tiranë – Elbasan, u futën në parakalim në krahë në kundërt, për shkak të trafikut të rënduar që ishte krijuar në atë aks.

Njoftimi i policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, ju informojmë se:

Strukturat e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet dhe kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 15, neni 146, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura