Nuk deklaruan pasurinë, ILDKP gjobit 18 doganierë e krerë komunash

Jun 30, 2011 | 9:36
SHPËRNDAJE
Kryetarin e Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive, ILDKP, Adriatik Llalla

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka vendosur të gjobisë 18 zyrtarë të lartë me arsyetimin se nuk kanë plotësuar kërkesat për deklarimin e pasurive të tyre. Sipas njoftimit të ILDKP-së, në masë të madhe për krerë komunash, punonjës dogane dhe përmbarues, të cilët janë gjobitur me nga 25 mijë lekë. “Në përfundim të procesit të deklarimit të interesave private periodike/vjetore, ILDKP ka kryer rakordimet e listës së subjekteve me deklaratat e dorëzuara. Nga veprimet administrative ka rezultuar se zyrtarët nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e interesave private për vitin 2010. Pas komunikimit shkresor, subjektet nuk mund të justifikonin me arsye të ligjshme vonesën në plotësimin e detyrimit ligjor”, thuhet në njoftim zyrtar. Në të njëjtin njoftim, Inspektorati i Lartë bën me dije se po përgatit gjobitjen e disa zyrtarëve të tjerë, të cilët nuk u janë përgjigjur në kohë kërkesave për korrigjimin e gabimeve materiale të vërejtura gjatë kontrollit paraprak të deklaratave të interesave private. “Gjithashtu, Inspektorati i Lartë po përgatit gjobitjen e disa zyrtarëve të tjerë, të cilët nuk u janë përgjigjur në kohë kërkesave për korrigjimin e gabimeve materiale të vërejtura gjatë kontrollit paraprak të deklaratave të interesave private. Këto masa synojnë ndërgjegjësimin maksimal të zyrtarëve për respektimin e kërkesave ligjore për deklarimin e pasurisë dhe për parandalimin e konfliktit të interesave”, thuhet në njoftimin zyrtar të Inspektoratit të Lartë.

Zyrtarët e gjobitur nga ILDKP

Mite Mejdi
Kryetar, komuna Pogon             25 000 lekë
Mark Ruci
Kryetar, bashkia Rubik            25 000 lekë
Pilo Toto
Kryetar, komuna Brataj            25 000 lekë
Idajet Zyli
Kryetar, komuna Kushovë            25 000 lekë
Altin Bregasi
Kryetar, komuna Selitë            25 000 lekë
Hil Priska
Kryetar, komuna Katund i Ri            25 000 lekë
Bardhi Meli
Kryetar, bashkia Patos            25 000 lekë
Hakik Gjokola
Kryetar, komuna Lurë            25 000 lekë
Muharrem Kurti
Kryetar, komuna Rukaj            25 000 lekë
Perparim Shametaj
Kryetar, komuna Sevaster            25 000 lekë
Alvano Murataj
Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Korçë        25 000 lekë
Klodian Rado
Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Pogradec        25 000 lekë
Dule Koka
Doganier, D. Doganave            25 000 lekë
Fatbardh Denizi
Doganier D. Doganave             25 000 lekë
Saimir Dogjani
Përmbarues, D. Përmbarimit            25 000 lekë
Ruben     Jonuzi
Drejtor, Kripa Vlorë sh.a.            25 000 lekë
Gjergji Brakaj
Drejtor, Kripa Vlorë sh.a.            25 000 lekë
Eqerem Shehu
Inspektor, D. Tatimeve            10 000 lekë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura