Nudo kundër supermodeles Heidi Klum!

May 31, 2013 | 18:37
SHPËRNDAJE

Modelja e famshme Heidi Klum ka mbetur e befasuar ndërsa një vajzë gjysmë-lakuriq ndërpreu për pak shown e saj “Germany’s Next Top Model.”

Ka qenë një aktiviste e grupit feminist “Femen” e cila u ngjit në skenë e zhveshur në mes të programit , që po udhëhiqej nga ish supermodelja.

Në trupin e  saj shkruhej “Heidi Horror, Picture Show”. Protestuesja u largua mnjëherë nga rojet e sigurisë, ndërsa Klum u shpreh se ajo që kishte parë ishte vetëm “një gjoks femre”

“Femen” nga Ukraina, është një grup me bazë feministe të njohura për protestat e tyre lakuriq kundër turistëve të seksit, institucioneve fetare, agjencive ndërkombëtare të martesave, apo ngjarjeve që shihen si seksiste.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura