Noka, Ballës: Je trafikant droge e femrash. Tahiri ka ngrënë darkë me të dyshuarin për vrasës

Feb 28, 2013 | 15:11
SHPËRNDAJE
Flamur Noka

TIRANË-Tentativë për të prishur hetimet pasi zbulohet ortaku dhe aleati i tyre, i dyshuari për vrasjen e komisarit Lamaj.

Kështu ka deklaruar në Kuvend ministri i Brenshëm, Flamur Noka, pas akuzave të deputetit Sajmir Tahiri për vrasjen e Lamajt.

“Keni 24 orë që keni inspiruar një fushatë të gjerë politike për të denigruar procesin, shkatërruar procesin, e keni bërë ju për arsyet tuaja dhe qëllimet që i dini mjaft mirë. Kjo është foto normale,  po të merrem më fotot tuaja, duhet të leni vendin jo kuvendin. Taulant ti je i lidhur këmbë e kokë e trafikun e drogës dhe femrave e ke emrin Fatos Gjura, jep përgjigje për atë vajzën që ke tentuar ta përdhunosh bëj analizën se mund të dalësh me sida”- tha ai.

Me pas, ai i eshte drejtuar Tahirit, duke i thene te tregoje se me ke ka ngrene darke te dy kullat, saktesisht para 16 ditesh.

“Me kë ke ngrënë darkë, nga ora 8 e 30 deri në 2.30, ke qenë me të dyshuarin për vrasës duke ngrënë darkë te dy kullat, sqaroi qytetarët sa herë ke ngrënë e ke pirë në lokalin e të dyshuarit për vrasje, Kombinati e di shumë mirë”- tha ai,

Sa per foton, Noka ka thene se ka urdheruar hapjen e hetimeve per ti shkuar deri ne fund ceshtjes e per te zbuluar cdo lidhje te mundhshme.

“Pyesni pak kryetarin e minibashkisë me kë është ortak në biznesin e tij, i dyshuari. Unë në cilësinë e ministrit të Brendshëm kam urdhëruar të hapet hetim i gjerë për të gjitha lidhjet e të dyshuarit me ata që janë në foto e gjithë të tjerët, rezultojnë lidhje të tjera”- tha ai.

Ai ka thene me tej se vellai i te dyshuarit ka hapur zyrat e nje partie ne aleance me PS-se, madje sipas tij, ka shkuar ne Shkoder e ka hapur zyrat atje.

Tahiri 
“Kush beson se personi dëshmitar që e keni marrë në mbrojtje është realisht në mbrojtje të policisë. Kush beson se nuk janë paguar para për të lëvizur komisarin nga komisariati numër 6. Policia e Shteit është e tradhtuar më së pari nga peprorët, në këto gostitë e ciftelisë me njerëz që rezultojnë të implikuar apo të dyshuar. Je ministri i parë që po varros kaq shumë komisar dhe ministri mediokër në luftën kundër krimit, jepni dorëheqjen e dhe cojini këta të 4 para drejtësisë”, tha Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura