“Nji vit pa Ty e pa frymën tande”, aktori i njohur vargje prekëse për përvjetorin e vdekjes së të bijës

Nov 19, 2018 | 13:15
SHPËRNDAJE

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka kujtuar me një poezi të ndjerë një vjetoritn e ndarjes nga jeta të vazjës së tij. Mes dhimbjes për vajzën e humbur ai sjellë librin me vargjet më të ndjerë që dora i ka shkruar ndonjëherë.

Para promovimit të këtij libri, ai ka ndarë një nga poezitë që shpreh vargjet për një vit mungesë të së bijës.

993982_211286289035740_1812467964_n-728x430

POEZIA E AKTORIT PËR VAJZËNE NDJERË

In memoriam

Nji vit pa Ty e pa frymën tande
ecim kujtimësh si tymit temjanit

Bubë!

Jerusalemi qeshi kur shqip fole:
“Jezunë du me prekë e shtrat i tij m’u ba”
Adeeb Joudeh ta hapi derën
e t’shenjtës “Sepulchre” atë mëngjes korriku
diell i përvëluem zemre
Ti ece temjanit, unë pas xhamive
ku myezinët lëshonin zá
kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte
Ti s’dole ma!

cun-laci-profileUnë
i vetmuem n’qytetin plot jetë
i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi
dëshpërue nga lumtuni korriku
zjarm andrrash futa n’gji

E shkurtë dita për vetëvrasje
Nata e gjatë për dashuni

S’e kuptoj pse gëzohem që s’vdes
e pse jetoj në këtë botë me përralla
Zot
çka t’baj me Ninin që larg meje leh
e Bubën që varun m’rri mbi qepalla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura