Një tornado diellore pesë herë sa Toka

Mar 31, 2012 | 13:42
SHPËRNDAJE

Një tornado gjigand pesë herë më i madh se sipërfaqja e Tokës ka shpërthyer në sipërfaqen e diellit, me gazra super të nxehta që lëvizin me një shpejtësi prej 100.000 miljesh në orë. Tornado është dy milionë centigradë dhe zbulimi i saj u publikua vetëm së fundmi, edhe pse është identifikuar në shtator 2011. Sipas ekspertëve, kjo tornado unike spektakolare mund të nxisë stuhi të tjera diellore dhe është hera e parë që një fenomen i këtyre përmasave filmohet. Gazrat super të nxehta janë thithur nga një strukturë e quajtur “dominim”, kanë krijuar spirale dhe kanë lëvizur 200.000 km për të paktën tri orë. Këto tornado shpesh ndodhin në rrënjët e kurorave të mëdha hedhëse. Kur vijnë drejt Tokës, këto kurora mund të shkaktojnë shumë dëm në ambientin hapësinor të Tokës, satelitët, madje mund të shkatërrojnë edhe rrjetin elektrik. Tornadot diellore tërheqin fushat magnetike dhe rrymat elektrike në atmosferën e sipërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura