Një motor kaloi sipër bombolës së gazit dhe shkaktoi shpërthimin në karburant, arrestohet 24-vjeçari

Dec 27, 2019 | 13:23
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme, një karburant u përfshi nga flakët në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

zjarri

Zjarri u shkaktua nga një përplasja e një motori me një bombul gazi.

Policia bën me dije se është arrestuar drejtuesi i motorit M. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bombolën e gazit të karburantit, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit.

Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura