Shpërthen makina në Fushë Krujë, s’ka të lënduar

Feb 28, 2014 | 21:12
SHPËRNDAJE

FUSHE- KRUJE- Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Fushë- Krujë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Punëtori” ku një makinë e tipit “Fiat Punto”, ngjyrë blu me targë AA 052 FD, u përfshi nga flakët.

Makina është në pronësi të Mimoza Isufit, 42 vjeç, punonjëse e një rrobaqepësie, dhe nuk ka patur asnjë konflikt. Nisur nga kjo, policia ka dyshime se mund të jetë ngatërruar objektivi, dhe sasia e eksplozivit mund të jetë vendosur gabimisht, ose gjithçka mund të jetë bërë për përhapje paniku.

Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar poshtë një pallati. Policia po heton per zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura