Shijak, plagoset me armë zjarri biznesmeni

Mar 31, 2014 | 21:42
SHPËRNDAJE

DURRES- Një person ka mbetur i plagosur në Shijak. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ku Ilir Hoxha, 42 vjeç nga fshati Sallmone, është qëlluar me armë në dalje të shtëpisë së tij.

42- vjeçari  ndodhet në spitalin e qytetit të Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi  ka marre disa plumba në pjesen e barkut. Autorët e atentatit janë ende të paidentifikuar, ndersa nga vendi i ngjarjes jane larguar me nje makine.

Ilir Hoxha mesohet se eshte pronar i nje kazinoje në qytetin e  Durresit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për identifikimin e autorëvet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura