Një 34-vjeçar vritet me armë, 1 i plagosur

Apr 30, 2014 | 20:00
SHPËRNDAJE

DIBER- Një 34-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë, ndërsa një tjetër është plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Lurë të rrethit të Dibrës.

Viktima është identifikuar si, Shpendi Skana, 34 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Ndriçim Çuka, i cili është transportuar për në Spitalin Ushtarak, Tiranë.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ardhur nga një grindje e çastit.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili eshte Ilir Rajta dhe po punohet per kapjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura