“Nismë ligjore për dy shkolla dhe një maternitet”

Jan 31, 2012 | 16:48
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama propozoi sot para grupit parlamentar të PS-së  marrjen e një nisme ligjorë me qëllim ngritjen e një materniteti dhe të dy shkollave në Luginën e Preshevës.

Fundjavën që lamë pas kreu i PS-së vizitoi shqiptarët që jetojnë në këtë Luginë, për të cilët sot shprehu mirënjohje për mikpritjen pavarësisht motit të keq.

“Nuk ka kohë për të humbur dhe menjëherë duhet të vihemi në lëvizje për të mundësuar një ndihmë të parë për Luginën e Preshevës. Një maternitet i ri dhe dy shkolla të reja shqipe në atë zonë për të cilën shteti duhet të investojë, pasi të gjitha nënat e asaj zone duhet të ikin larg për të lindur fëmijët e tyre. Për shkollimin e tyre nuk është ngritur asnjë shkollë e re në 20 vitet e fundit, se administrata shtetërore shqiptare nuk ka një buxhet, ndërkohë që shqiptarët e zonës vënë mbi çdo gjë tjetër nevojën për një arsimim të denjë të fëmijëve në gjuhën shqipe.”- tha Rama në fjalën e tij para deputetëve socialist.

Ai shprehu bindjen se maxhoranca nuk do të ketë asnjë arsye për ta kundërshtuar këtë nismë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura