Nisma e re e AK: Shqiptarizim emrave të qyteteve

Jul 30, 2011 | 10:57
SHPËRNDAJE

POGRADEC- Aleanca Kuq e Zi ka shpalosur sot nismën e më të re, për realizimin e së cilës do të bëjë turin e radhës në gjithë vendin.

“Shqiptarizim i emrave të qyteteve”. Me këtë moto përfaqësuesit e  AK do të lëvizin qytete më qytet për të gjetur përkrahjen e shqiptarëve. Ndalesa e parë është bërë sot në Pogradec, ku është preznaruar edhe nisma e re.

Sipas përfaqësuesve të AK disa qytete janë sllavizuar dhe helenizuar dhe për këtë duhet të bëhen përpjekje që të c’sllavizohen dhë të bëhet të gjitha Kuq e Zi.

“Duhet t’i kthehet identiteti cdo qyteti dhe bashke me kete edhe cdo shqiptari”- ka thene Kreshnik Spahiu, duke bere me dije nismen e AK.  Sipas tij duhet punuar qe te behet shqiptarizimi i te gjitha toponimeve te deformuara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura