Nishani-Rexhepi: Lehtësim lëvizjes në kufi

Apr 30, 2011 | 14:44
SHPËRNDAJE

TIRANË-Lehtësim i lëvizjes në kufi me dy vendeve dhe shumë shpejt lëvizje pa kontroll, sikundër ndodh në praktikën e vendeve që aplikojnë shengenin.

Këtë synon marrëveshja e sotme, nënshkruar mes ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani dhe homologut të tij të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndodhet për një vizitë në Tiranë.

“Synimi i këtij nënshkrimi është që gjatë sezonit turistik shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës të kenë lehtësirat maksimale për kalimin e pikave të kontrollit duke aplikuar kontrollin vetëm në pikën hyrëse, pra në një sportet”- tha Nishani.

Sipas tij, kosovarët që vijnë për pushime, dhe anasjelltas, shqiptarët që shkojnë në Kosovë duhet ta kenë pjesën e kalimit të kufirit, pjesën më me pak mundim dhe stres.

“Shumë shpejt ne synojmë në një praktikë tjetër atë të hyrjeve dhe daljeve pa kontrolle. Do e implementojnë për dy vendet tona si një angazhim dhe përmbushje e asaj që është pjesa më elementare e lirive të njeriut, e lëvizjes së lirë”- tha ai.

Nga ana e tij, Rexhepi shprehi kënaqësinë për marrëveshjen në fjalë dhe garantoi bashkëpunim për sigurinë në kufi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura