Nishani: Merituam statusin, të hapim negociatat

Jun 30, 2014 | 20:23
SHPËRNDAJE

Presidenti Bujar Nishani

UPDATE- Me rastin e marrjes së statusit kandidat, Presidenti i Republikës Bujar Nishani mbajti sot një pritje në Presidencë,  ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, trupi diplomatik i vendosur në Tiranë dhe përfaqësues institucionesh. Në fjalën e tij, Presidenti Nishani falenderoi të gjithë kontribuesit, ndërsa shtoi se Shqipëria e ka merituar statusin.    

“Statusi është guri më i ri i kësaj ndërtesë te re, është arritja jonë e përbashkët e të gjithëve, pa dallim. Shqiptarët sot janë krenarë, sepse statusi është njohje e merituar e arritjeve, e konfirmuar nga Komisioni Europian.”- tha Nishani.

Presidenti bëri thirrje për reflektim dhe nisjen menjëherë nga puna për hapjen e negociatave, pasi sipas tij, detyrat tashmë janë të qarta dhe  përmbushja e tyre në kohë dhe me cilësi është provë e re e pjekurisë së klasës politike.

“Sot është dita për të reflektuar, për të gjitha, për vonesat e shmangshme, për kohën e humbur, sot është dita për të parë përpara. Fillim i menjëhershëm nga puna për hapjen e negociatave. Detyrat janë të qarta; administratë profesionale, forcim i sistemit të drejtëisë, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, etj. Përmbushja e tyre në kohë dhe me cilësi është provë e re e pjekurisë së klasës politike”- tha ndër të tjera Presidenti.  

Nishani i kërkoi të gjithëve që të ngrihen në lartësinë e këtij misioni, që e quajti, historik, dhe të bashkëpunohet dhe dialogohet, pas sipas Presidentit, Europa për shqiptarët është rikthim në shtëpinë e tyre.

“Ashtu siç e merituam statusin, do të  meritojmë hapjen negociatave, dhe në një të ardhme jo të largët anëtarësimin. Europa për ne është rikthimi në shtëpinë tonë të natyrshme.”- theksoi Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura