Nishani dekoron shoqatën “Vatra”

Sep 30, 2014 | 12:31
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nderoi në një ceremoni dekorimi kontributin mjaft të rëndësishëm të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “Vatra” me medaljen më të lartë të “Flamurit Kombëtar” dhe dy personalitete të shquara të saj, zotërinjtë Agim Karagjozi dhe Gjon Buçaj, me medaljen “Nderi i Kombit”. Në prani të shumë bashkatdhetarëve dhe i pritur në një atmosferë të ngrohtë festive nga vatranët në Nju Jork, kryetari i shtetit shqiptar vuri në pah mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit strategjik dhe aleatit të pazëvendësueshëm të demokracisë së re shqiptare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të udhëheqësve të saj në çastet më vendimtare të historisë së kombit shqiptar. Presidenti Nishani vlerësoi lart rolin e  pamohueshëm të diasporës shqiptare për ruajtjen dhe pasurimin e vlerave shqiptare dhe rritjes së imazhit të vendit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura