Nis vala e kandidaturave për President

Dec 29, 2011 | 12:08
SHPËRNDAJE
Atifete Jahjaga

Në Kosovë ka nisur të diskutohet se cili do të garojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pasi u kryen të gjitha ndryshimet e kërkuara në Kushtetutë për këtë çështje. Meqë Kushtetuta vendosi se si Behgjet Pacolli, edhe Fatmir Sejdiu, dhe pse janë larguar nga detyra për shkelje kushtetute, mund të garojnë sërish për të parin e Kosovës, janë pikërisht emrat e këtyre të dyve që janë dëgjuar të lakohen më shumë. Behgjet Pacolli e ka me qejf këtë punë. Madje ai ka deklaruar në një intervistë për “Kosovapress” se nëse do të zgjidhej ai si President i ardhshëm i vendit, atëherë do të vihej drejtësia në vend. Ndërsa Sejdiu thotë se nga partia e tij, LDK, ka një “presion” të madh që të jetë sërish ai emri i tyre për postin e Presidentit. Atifete Jahjaga nuk është prononcuar ende nëse do të garojë për një mandat të plotë presidencial.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura