Nikoliç: Sulmet, provokim i hapur i Prishtinës

Jun 29, 2012 | 16:54
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka deklaruar se sulmet ndaj civilëve serbë në Kosovë, një ditë më parë ishin të papranueshme dhe se ata përfaqësojnë një provokim të hapur.

Nikoliç ka dënuar fuqishëm sulmet mbi civilët serbë dhe theksoi se përgjegjëse për ta ishte vetëm Prishtina, duke shtuar se shkelje të tilla të të drejtave të njeriut nuk i shërbejnë stabilitetit në rajon.

Nikoliç, shpreson se organizatat ndërkombëtare që janë të pranishme në Kosovë në të ardhmen do të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me mandatin, i cili është miratuar nga Serbia, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të të gjithë qytetarëve, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Presidentit.

Mediat serbe raportojnë se rreth 20 serbë u plagosën një ditë më parë në një përplasje me Policinë e Kosovës në pikën e kalimit në Merdarë.

Incidentet erdhën gjatë kremtimit të asaj që serbët e njohin si “Vidovdani“, ku mbetën të plagosur edhe shumë policë kosovarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura