Nikoliç: Sulmet në Kosovë ishin provokim për serbët

Jun 30, 2012 | 14:19
SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, tha dje se sulmet kundër civilëve serbë që ndodhën gjatë kremtimit të Vidovdanit janë të papranueshme dhe “paraqesin provokim të hapur në momentin kur nevojitet qetësim tensionesh para vazhdimit të dialogut”. Sipas Nikoliçit, fajin për sulmet e kanë autoritetet në Prishtinë. Ai shtoi se ata kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe kjo nuk kontribuon në vendosjen e stabilitetit në rajon. Nikoliç tha se shpreson që organizatat ndërkombëtare, të pranishme në Kosovë, në të ardhmen do të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me mandatin që “u ka dhënë Serbia” dhe do të garantojnë sigurinë në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura