Nik Xhelilaj, në shoqërinë e një vajze të panjohur në pub

Apr 30, 2011 | 12:52
SHPËRNDAJE

Aktori simpatik Nik Xhelilaj duket se e shijon më së miri dhe jetën e natës, edhe pse jo gjithmonë në shoqërinë e kolegëve artistë. Niku, tashmë aktor i trupës së Teatrit Kombëtar, është fotografuar ndërsa argëtohej në fundjavë në shoqërinë e një vajzë të panjohur. Fotoja është realizuar në një nga club-et më të frekuentuara për momentin nga personazhet VIP në Tiranë, pikërisht “Matis feel good”. Ndërkohë që nuk dihet asnjë gjë më shumë për jetën private apo ndonjë histori dashurie që po jeton Nik Xhelilaj, një nga aktorët më të suksesshëm të brezit të rinjve. Për sa i përket karrierës në kinema, thuhet se i është bërë një ofertë për të xhiruar një film në Angli, por aktori nuk ka dhënë  asnjë detaj më shumë në media. Për Nikun, vitet kur ishte student në Akademinë e Arteve të Bukura dhe deri në këto momente,  kanë qenë vite suksesi dhe fame, duke e bërë dhe të pëlqyer nga femrat. Përmendim rolet e tij të spikatura në “Trishtimi i Zonjës Shnajder” të Pirro Milkanit, filmin “Gjallë” të Artan Minarollit apo “Shqiptari” të Johannes Naber, ndërsa është vlerësuar dhe me çmime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura