“Ngjarja në Shkodër, me shumë pikëpyetje”- Ish-drejtuesi i Policisë: Mundet që fëmijët t’i kenë shkuar mbrapa mamasë, por i vogli…

May 6, 2024 | 22:52
SHPËRNDAJE

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e emisionit “Open” ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku dyshohet se Alma Arrazi, për shkak të dhunës dhe tradhtisë nga bashkëshorti Erdgys Arrazi, është  mbytur në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj.

hajdarmataj

Hajdarmataj u shpreh se ura e vjetër e Bunës, nga ky dyshohet se është vetëflijuar nëna me tre fëmijët, është me parmak hekur, çka do të thotë që duhet të kapërcesh që të kryesh aktin e rëndë.

Gjithashtu ai shprehet se nuk dihet nëse nëna i ka hedhur fëmijët në lumë, apo kanë qenë këta të fundit që kanë ndjekur të ëmën, por shton se i vogli (3 vjeç) do ta kishte të vështirë.

“Në vlerësimin e situatës mendoj se ka shumë pikëpyetje që duhet t’i hedhim ose nuk i kemi të zbardhura. Nëse diskutojmë rastin nëse një grua merr 3 fëmijë dhe do hidhet nga një urë. Nëse është ura e vjetër e Bunës, është me parmak hekuri që duhet t’i kapërcesh që të bësh këtë akt. Kjo më lë një hije dyshimi që një nënë të ketë mundësi praktike për ta kryer këtë akt të rëndë.

E dyta që më lë një hije dyshimi është se nuk jemi njohur deri në cilin moment ose gjatësi të rrugës është ndjekur nëna me fëmijët nga kamerat e sigurisë. Mund edhe fëmijët t’i kenë shkuar fëmijët mbrapa mamasë, por i vogli do e kishte më të vështirë se vajzat. Nuk përjashtoj asnjë lloj piste.

Deri afër Bunës ka lokale dhe banesa. Nuk e di nëse policia ka evidentuar deri në cilën distancë është pikasur e ndjera me fëmijët”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura