“Nga familja jonë, tek e juaja”- Rita Ora uron kështu shqiptarët për festën e Pavarësisë (FOTO)

Nov 28, 2023 | 18:23
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej ditësh po qëndron në Kosovë e shoqëruar nga familjarë të saj dhe bashkëshorti Taika Waititin.

rita ora

Pas festës së ditëlindjes në Prishtinë ajo ka qëndruar edhe gjatë ditës së sotme kur po festohet 28 Nëntori.

Këtë ditë të veçantë për shqiptarët, Rita e ka uruar përmes postimeve në llogarinë e saj në Facebook dhe Instagram.

Në Facebook, krahas disa fotove me presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj Taika Waititi shkruan:

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri, nga familja jonë tek e juaja!”

Rita Ora postim

Më herët përmes disa postimeve në Instagram ajo tregoi se mbrëmjen e sotme ka zgjedhur të veshë këpucët e saj të kuqe duke e theksuar se është një zgjedhje në shenjë të kësaj dite.

DARKA E RITES KEPUCET E KUQE TE RITES

Në të njëjtën ditë, këngëtarja u nderua me “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë.

Në një postim në FB, Përparim Rama shkruan se Rita Ora “na përfaqëson denjësisht në mbarë botën” dhe se Prishtina e pret me zemër hapur sot e përherë.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!

Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.

Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë“, shkruan kryebashkiaku i Prishtinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura