Nevila e fshatit SOS fiton 100 milionët në “Big Brother 7”

May 31, 2014 | 10:11
SHPËRNDAJE

Nevila, fituesja e Big Brother dhe Arbana Osmani, prezantuesja e spektaklit
Ka ulur siparin edicioni i shtatë i p rogrami t “Bi g Brother”, reality show mjaft popullor në të gjithë hapësirën shqipfolëse. Mbas 100 ditësh izolim dhe konkurrence të fortë, këtë edicion e fiton Nevila Omeri, vajza 20- vjeçare që jeton në fshatin SOS. Kësaj here skualifikimi mes gjashtë finalistëve u bë bazuar në një formu lë shumë të veçantë, e aplikuar për herë të parë në këtë edicion të “Big Brother”. Tre banorët e parë të eliminuar lanë garën duke u përballur në sfida dhe votim kokë më kohë. Valeri sfidoi Arditin, Jona sfidoi Xhulin dhe Nevila sfidoi Meridianin. Më pas, Nevila, Valeri dhe Jona u përballën me votimin final të publikut, i cili ishte si i ndarë në tresh, duke u evidentuar qartë grupet e fansave të secilit prej tyre. Për banorët, organizatorët kishin menduar nga një surprizë, ku më spektakolarja ishte vallja tradicionale e Valerit, por edhe kërcimi te tubi i shoqëruar nga disa vajza seksi. Mbrëmja e gjatë e drejtuar nga Arbana Osmani, me autore Zefina Hasanin, kishte rezervuar jo vetëm spektakël dhe humor, por edhe mesazhe sensibilizuese si ai “Mos i vrisni vajzat!”. Vendi n e tretë e zuri Valeri, të dytin Jona dhe 100 milionët shkuan për vajzën që aspiron të bëhet pjesë e radhëve të Policisë, që sipas informacioneve tona nuk ka arritur të fitojë konkursin për këtë vit, por 100 milionët po.

Nevila duke lene shtepine e Big Brother
TRAGJEDIA E FAMILJES, QË I PREKU TË GJITHË
Fshati SOS është vendi ku është rritur edukuar dhe përballur me lloj-lloj eksperiencash, po cili ka qenë rrugëtimi i saj deri sa të mbërrinte atje?! Nevila ka dy motra dhe një vëlla, të cilët tashmë jetojnë në Tiranë. Të katër fëmijët janë rritur në shtëpitë e fëmijëve nëpër rrethe dhe janë ritakua r pas shumë vitesh këtu në Tiranë. Ata përfunduan në jetimore, pas ndarjes nga jeta të babait të tyre dhe më pas largimit në Itali të së ëmës. Në këto kushte, fëmi jët u morën në mbikëqyrje si fillim nga gjyshja dhe hallat, por duke mos mundur dot që ato të përballonin shpenzimet dhe kujdesin për ta, i kanë dorëzuar katër fëmijët në jetimore. Nevila fillimisht ka jetuar në shtëpi në e fëmi jës në S hkodër, pastaj në Durrës, dhe së fundi në Tiranë. Ajo ka marrë vendimin për të hyrë në “Big Brot her” kundër dëshirës së dy motrave dhe vëllait, për të vetmen arsye që historia e tyre familjare të mos bëhej kaq publike. Por në fakt bëri shumë mirë, sepse ia doli të fitojë çmimin e madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura